Derisa po flinin një familjeje i digjet shtëpia në Plemetin të Obiliqit, s’ka të lënduar Foto: Koha/Ilustrim

Derisa po flinin një familjeje i digjet shtëpia në Plemetin të Obiliqit, s’ka të lënduar

12 November 2019 12:26

Policia e Kosovës raporton se një shtëpi në Plemetin të Obiliqit është përfshirë nga zjarri.

Sipas raportit të policisë, viktima i komunitetit ashkali ka raportuar se derisa kanë qenë duke fjetur, shtëpia e tij e banimit është kapluar nga zjarri.

|Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore si dhe zjarrfikësit të cilët e kanë lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa vlera e dëmit nuk dihet, por shtëpia është djegur dhe tani është e pabanueshme”, thuhet në raport.

Viktima së bashku me familjen gjashtë anëtarëshe është strehuar tek të afërmit.

“Për momentin nuk dihet shkaktari i zjarrit”, thuhet në raport.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme