Policia e Shqipërisë njofton se në mesnatë, në rrugën e lagjes “Gërhot” në afërsi të rrugës nacionale Gjirokastër-Tepelenë, automjeti i tipit “Mercedes-Benz” me drejtues shtetasin E.H., ka dalë nga rruga dhe është përplasur në një mur.
Për pasojë ka humbur jetën pasagjeri që ndodhej në automjet, shtetasi J.L., 34 vjeç, banues në Gjirokastër, ndërsa ka mbetur i plagosur drejtuesi i automjetit, shtetasi E.H., 33 vjeç, banues në Gjirokastër, i cili ndodhet në spital.
Paraprakisht dyshohet se drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin për shkak të shpejtësisë së tejkaluar.
Në vendngjarje shkoi grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.