Sulmon fizikisht punëtorin e KEDS-it për çkyçje të rrymës në Mitrovicë, arrestohet Foto: Koha / ilustrim

Sulmon fizikisht punëtorin e KEDS-it për çkyçje të rrymës në Mitrovicë, arrestohet

10 November 2019 12:05

Policia e Kosovës në raportin 24-orësh njofton se në Mitrovicën e Jugut ka arrestuar një të dyshuar mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje rreth çkyçjes së rrymës e ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull K/Shqiptar- punëtor i KEDS-it.

“Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuar pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, përfundon raporti i PK-së.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme