Katër të plagosur në përleshjen e armatosur para një klubi të natës në Prishtinë

Katër të plagosur në përleshjen e armatosur para një klubi të natës në Prishtinë

09 November 2019 10:09

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për përleshjen e armatosur në qendër të Prishtinës, më saktësisht në hyrje të klubit të natës “Duplex”, ku për disa minuta kishte të shtëna me armë në mes dy grupeve.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 02:00, në rrugën Rinia në Prishtinë dhe menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve, si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes, përcjell ksp.

“Në këtë rast katër persona kanë marrë plagë nga arma e zjarrit dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Ndërkohë që policia ka identifikuar personat e dyshuar dhe është në kërkim të tyre. Nga njësitet policore në vendngjarje janë sekuestruar tri arme zjarri që dyshohet të jenë përdorur në këtë rast”, thuhet në komunikatën e policisë.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme