Në Fushë-Kosovë dje një mashkull ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e vet, e cila është detyruar të kërkojë ndihmën e mjekut.
Në raportin e Policisë së Kosovës konfirmohet trajtimi mjekësor i bashkëshortes së keqtrajtuar nga i shoqi në Fushë-Kosovë, i cili thuhet se është intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti vazhdon të hetohet, transmeton Koha.net.