Kronikë

Dy të zhdukura në 24 orë në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, kanë qenë dy raste që janë raportuar për persona të zhdukur në Prishtinë.

Sipas Policisë një vajzë ka raportuar se motra e saj është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj.

Ndërsa, një person tjetër ka raportuar se vajza e vëllait të tij është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj./KsP.