Kronikë

Etjen Cani ekstradohet nga Milano, dyshohet se vrau barbarisht babë e bir

Etjen Cani ekstradohet nga Milano, dyshohet se vrau barbarisht babë e bir

Shtetasi Etjen Cani është kapur dhe është ekstraduar nga Milano drejt vendit tonë, ku akuzohet për vrasjen e dy personave, babë e bir, në Elbasan.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Z.Q.K Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese, në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtja pa leje”.