Gjykata Themelore e Prizrenit ia ka caktuar 1 muaj paraburgim të pandehurit me iniciale V.B., nga Prizreni, për shkak se i njëjti dyshohet ta ketë sulmuar shandin në Prizren ku zhvillohej peticioni kundër hidrocentraleve.
Me këtë rast, i dyshuari ka kryer veprat penale “kanosje” dhe “asgjësim apo dëmtim i pasurisë”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjykata thotë se V.B. dyshohet se “me datë 31.10.2019, rreth orës 13:10, saktësisht në sheshin ‘Shatërvan’, në atë mënyrë që derisa të dëmtuarit kanë qenë të vendosur në vendin e lartcekur me një tendë duke mbledhur nënshkrime për një peticion kundër hidrocentraleve në lumenj, i pandehuri me dashje i ka sulmuar të dëmtuarit dhe i ka kanosur me fjalët ‘ikni prej këtu se këtu është vendi ku parkohet treni’ si dhe ‘ka me ju vra’. Po ashtu me këtë rast ia ka dëmtuar objektin montazh dhe mjete të përshtatshme siç janë shkopi i bejsbollit dhe me një thikë, më pas ju drejtohet të dëmtarëve për t’i goditur, por ndalet nga disa kalimtarë të rastit dhe nuk arrin që t’i godas të njëjtit”.
Masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës së arrestimit, 31.10.2019, dhe do të zgjasë deri më datën 30.11.2019.