Bregu i Fildishtë nuk gabon, avancon tutje
Bregu i Fildishtë nuk ka gabuar në ndeshjen e fundit të Grupit E ndaj Kurasaos dhe është kualifikuar tutje nga pozita e dytë me gjashtë pikë. Gjashtë pikë i pati edhe Gjermania në pozitën e parë.
Ndeshjen e zhvilluar në Philadelphia, Bregu i Fildishtë e fitoi 2:0.
Në pozitën e tretë përfundoi Ekuadori me katër pikë, teksa Kurasao përshëndetet me ngjarjen globale me një pikë të mbledhur.
Nicolas Pepe realizoi nga një gol në secilën pjesë për avancim tutje.
Pepe shënoi në minutën e shtatë dhe të 64-t.
Bregu i Fildishtë avancon në fazën nokaut për herën e parë, ndërsa në raundin tjetër të garës do ta ketë përballë Norvegjinë apo Francën.
Pepe shënon tjetër gol
Nicolas Pepe e ka shënuar edhe një gol për Bregun e Fildishtë që po fiton 2:0 ndaj Kuraçaos.
Pepe golin e dytë e realizoi në minutën e 64-t.
Bregu i Fildishtë në epërsi ndaj Kurasaos
Bregu i Fildishtë ka shkuar në pushim me epërsi të një goli.
Nicolas Pepe realizoi në minutën e shtatë dhe rezultati nuk ndryshoi më pavarësisht mundësive të shfaqura për të dyja përfaqësueset.
Bregu i Fildishtë në epërsi ndaj Kurasaos
Bregu i Fildishtë nuk ka shpenzuar shumë kohë dhe menjëherë e ka zhbllokuar rezultatin ndaj Kurasaos.
Nicolas Pepe shënoi gol në minutën e shtatë.
Publikohen formacionet zyrtare të ndeshjes Kurasao – Bregu i Fildishtë
Kurasao dhe Bregu i Fildishtë do të përballen nga ora 22:00 në Philadelphia, në ndeshjen e xhiros së tretë dhe të fundit të Grupit E.
Kurasao është i fundit me një pikë, sa ka edhe Ekuadori në vendin e tretë.
Bregu i Fildishtë i ka tri pikë në pozitën e dytë, kurse Gjermania e para i ka gjashtë pikë në dy ndeshje.
Kurasao i duhet fitorja për të avancuar tutje. Bregut të Fildishtë i mjafton edhe një pikë.
Formacioni i Kurasaos:
Room, Gaari, Floranus, Obispo, Brenet, Fonville, J. Bacuna, Comenencia, L. Bacuna, Chong, Locadia.
Formacioni i Bregut të Fildishtë:
Fofana, O. Diomande, Kossounou, Operi, Doue, Kessie, Sangare, Bonny, Diomande, Diallo, Pepe.