Kronikë

Vjedhje në një qendër tregtare në Prishtinë, policia po heton rastin

Descriptive Text

Një biznes në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Prishtinë është raportuar të ketë qenë cak i një vjedhjeje në orët e para të së dielës.

Policia e Kosovës ka konfirmuar për Koha.net se po e heton rastin.

“Në Prrishtinë në rr. Lidhja e Prizrenit në një biznes është raportuar një rast vjedhjeje. Policia ka dal në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë veprimet fillestare, përderisa njësitet tjera të krim-teknikës do të kryejnë vendshikimin sipas procedurave. Pas përfundimit të hetimeve dhe procedurave tjera lidhur me rast do të njoftoheni me kohë”, ka thënë zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha.