Kronikë

30 ditë paraburgim personit që detyroi dëshmitarët të mos dëshmojnë për vëllain e tij për fajde

30 ditë paraburgim personit që detyroi dëshmitarët të mos dëshmojnë për vëllain e tij për fajde
 

Departamenti i Krimeve të Rënda në Gjykatën Themelore të Prizrenit i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditëve të pandehurit me iniciale B.SH., nga Suhareka, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “frikësimi” gjatë procedurës penale.

Gjykata thotë se B.SH. dyshohet që, duke përdorur “kanosjen serioze apo mënyrat tjera të detyrimit, ka nxitur-ndikuar te personat tjerë që të mos japin informacione të vërteta pranë organeve policore, prokurorit apo gjyqtarit, kur këto informacione ndërlidhen me pengimin e procedurës penale, në atë mënyrë që prej datës 24.10.2019 e deri me datën 28.10.2019, në Komunën e Suharekës, ka shkuar te të dëmtuarit-dëshmitarët me iniciale M.K.; S.G. ; B.K. ; G.K. ; SH.M. ,dhe K.K., të cilëve u ka thënë që para policisë të mos dëshmojnë për të dyshuarin – vëllain e tij me iniciale F.SH. dhe të dyshuarit tjerë me iniciale A,L dhe F.B. se po merren me fajde, kurse a do të argumentohen këto fakte, do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale”.