Kronikë

Aksident i rëndë në rrugën Komoran-Carralevë, vdes një 28-vjeçare

Foto: Koha / ilustrim

Sot rreth orës 12:00, në rrugën Komoran - Carralevë , ka ndodhur një aksident trafiku ku ka vdekur një këmbësore 28-vjeçare.

“Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një automjet i tipit Mercedes dhe një këmbësore. Si pasojë e këtij aksidenti lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësorja Xh. A 28 vjeçare, e cila nuk ka mundur t’u përballojë plagëve të marra dhe e njëjta ka ndërruar jetë”, thuhet në raportin policor.

Vdekja e viktimës është konfirmuar nga ekipi mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Komoran.

“Ngasësi i automjetit Mercedes , B.Z , 53 vjeç, mashkull, është arrestuar dhe me urdhër të Prokurorit të shtetit, i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48orësh”, thuhet tutje në njoftim.

Trupi i viktimës është dërguar në Institutin e mjekësisë Ligjore për obduksion.