Një muaj paraburgim sepse e kanosi gruan e vet e cila ishte e sëmurë Foto: Ilustrim

Një muaj paraburgim sepse e kanosi gruan e vet e cila ishte e sëmurë

22 October 2019 15:44

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, ndaj të pandehurit me iniciale B.J. nga fshati Lubizhdë, Komuna e Prizrenit.

“Për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale kanosje nga neni 181 par. 4. lidhur me nenin 248 të KPRK-së. Masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës së arrestimit, 19.10.2019, dhe do të zgjasë deri më datën 19.11.2019”, thuhet në komunikatë.

Tutje thuhet se me datën 19.10.2019, rreth orës 17:30 minuta, në fshatin Lubizhdë, Komuna e Prizrenit, në shtëpinë e tij familjare, i shkakton dhunë psiqike të dëmtuarës – bashkëshortes së tij.

“Në atë mënyrë që papritmas hyn në dhomë ku ka qenë e shtrirë e dëmtuara për shkak të sëmundjes së saj dhe të njëjtën e gjuan me ushqim në fytyrë e më pas e kanos me fjalë, ku tek e dëmtuara shkakton frikë,ankth dhe pasiguri,kurse a do të argumentohen këto fakte, do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale”, përfundon njoftimi.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme