Bllokohen në Itali 112 kg marihuanë e 50 mijë euro, pranga shqiptarit

Bllokohen në Itali 112 kg marihuanë e 50 mijë euro, pranga shqiptarit

21 October 2019 10:04

Një i ri shqiptar dhe një italian janë arrestuar nga policia ditën e djeshme në Itali. Ata u kapën duke transportuar një sasi të madhe droge, të llojit marihuanë.

Mediat fqinje raportojnë se aksioni policor u zhvillua në zonën Marano, ndërsa gjatë kontrollit u zbuluan 112 kg drogë. Sasi e lëndës narkotike ishte fshehur në disa fuçi plastike.

Mediat theksojnë se italianit dhe shqiptarit të arrestuar, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, u janë sekuestruar edhe 50 mijë euro para të gatshme, shumë kjo e cila dyshohet se u përftua nga veprimtaria e paligjshme. Ata aktualisht janë në burg, ndërsa ndaj tyre rëndon akuza e mbajtjes dhe shpërndarjes së lëndës narkotike./BW

Komentet

Shto koment

Të ngjashme