Policia kërkon ndihmë për kapjen e një të dyshuari për vepra penale

Policia kërkon ndihmë për kapjen e një të dyshuari për vepra penale

18 October 2019 15:08

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, ka siguruar autorizimin e Prokurorisë Themelore në Pejë për publikimin e fotos së një personi të dyshuar, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij.

Personi i dyshuar është:

TIM (DELI) KAJTAZI i lindur me 16.05.1981 në Dragolevc-Istog.

I dyshuari është i kërkuar për veprat penale si më poshtë:

2- (dy) raste për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”

1- (një) rast për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”

1- (një) rast për veprën penale “Dhunë në familje”

1- (një) rast për veprën penale “ Shmangie nga pagesat e tarifave të detyrueshme doganore”

I dyshuari i lartcekur kërkohet nga Gjykata Themelore Pejë-dega në Istog.

Image

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor. Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, çdo të Premte do të publikojë nga një ose më shumë persona në kërkim, për të cilët kërkohet ndihma e qytetarëve me qellim, sjelljen e tyre para drejtësisë”, thuhet në njoftim.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

192 dhe 080019999 (pa pagesë)

039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë

E-mail adresa: info@kosovopolice.com

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme