Në fshatin Llaushë e Ulët të Podujevës dje është djegur një stallë duke shkaktuar dëme afër 16 mijë euro.
Këtë e bën të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media, transmeton Koha.net.
“Raportohet se për shkaqe ende të panjohura një zjarr kishte përfshirë dje stallën pronë e viktimës mashkull K/Shqiptar, në të cilën kishte mjete bujqësore, drithëra dhe ushqim të bagëtive, ku si pasojë e zjarrit janë shkaktuar dëme në vlerë rreth pesëmbëdhjetë mijë e tetëqind e pesëdhjetë (15.850) euro”, thuhet në komunikatën e PK-së.
Si pasojë e zjarrit është dëmtuar edhe një pjesë e murit të shtëpisë pronë e viktimës mashkull K/Shqiptar, vëlla i viktimës së parë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe zjarrfikësit të cilët e kanë shuar zjarrin dhe nuk raportohet për ndonjë person të lënduar.