Kronikë

Një i arrestuar në Prishtinë për ‘keqpërdorim të fëmijëve në pornografi’

Foto: Koha / ilustrim

Është arrestuar në Prishtinë një i dyshuar për rastin penal ‘keqpërdorim i fëmijëve në pornografi’.

Kështu njofton Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull i huaj për kryerje të veprës penale të lartcekur. Në cilësinë e provave janë sekuestruar: një llap top, një telefon mobil, një aparat fotografik dhe një SD kartë”, thuhet në raport, transmeton Koha.net.

Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje.