Kronikë

I gjendet kokainë dhe marihuanë në veturë, arrestohet

Foto: Koha / ilustrim

Policia e Kosovës raporton se në Ferizaj është arrestuar një i dyshuar pasi që gjatë kontrollit të veturës së tij i është gjetur dhe konfiskuar kokainë dhe marihuanë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që gjatë kontrollit në veturën e tij është gjetur dhe është konfiskuar: një qese me substancë narkotike e llojit kokainë me peshë 1.89 gramë dhe një qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë 2.23 gramë”, thuhet në raport.

Sipas raportit, i dyshuari pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar është liruar në procedurë të rregullt.