Katër persona janë arrestuar dje në Gjakovë pasi janë kapur duke luajtur lojëra të fatit, bën të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.
“Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë të cilët nga njësiti policor janë hasur duke luajtur lojëra fati në një lokal pa emër, pronari i të cilit lokal nuk kishte qenë aty dhe nuk është identifikuar”, thuhet në komunikatë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore ku kanë konfiskuar: tre monitorë, një server i kamerave, një dreambox, një roter dhe 170 euro para të gatshme që kishin qenë në aparate të lojërave, thotë PK.
Përveç njësive policore në atë lokacion kanë dalë edhe zyrtarët e doganës së Kosovës të cilët e kanë bërë konfiskimin e tre aparateve të lojërave të fatit si dhe inspektorët komunal që e kanë mbyllë lokalin.
Të dyshuarit pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.
-
10 të arrestuar në Gjakovë për organizim të bixhozit të paligjshëm
-
Shtatë persona arrestohen për bixhoz në Gjakovë
-
Tre të arrestuar në Gjakovë, dyshohet se luanin bixhoz
-
Arrestohen 11 persona në Gjakovë duke luajtur bixhoz, u konfiskohen mbi 6 mijë euro
-
Arrestohen dy persona në Gjakovë për organizim të lojërave të fatit