Kronikë

Arrestohen pesë të dyshuar në Prizren për falsifikim të diplomave të shkollës së mesme

Arrestohen pesë të dyshuar në Prizren për falsifikim të diplomave të shkollës së mesme

Policia e Kosovës me njësitë kompetente për hetimin e krimit ekonomik dhe korrupsionit, pas hetimeve disa mujore dje me datën 09.10.2019, në lokacione të ndryshme në rajonin e Prizrenit dhe Prishtinës, ka arrestuar pesë (5) persona të dyshuar për veprën penale “falsifikim i dokumenteve”, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Pesë (5) personat e dyshuar tani më të arrestuar, duke vepruar në grup në një periudhë kohore, me veprimtari ilegale të shtrirë në disa komuna dhe rajone të ndryshme të Republikës së Kosovës në këmbim të pagesave në tarifa të ndryshme, kanë siguruar dokumente zyrtare të falsifikuara–diploma të aftësimit profesional, diploma të shkollimit të mesëm e të tjera, për persona të ndryshëm.