Kronikë

Arrestohet një i dyshuar për fajde në Pejë

Foto: Koha / ilustrim
 

Policia e Kosovës, konkretisht Njësiti Rajonal i Hetimeve të Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit Pejë, ka pranuar informacionin se një qytetar ka marrë 14000 (katërmbëdhjetë mijë) euro me fajde, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

I dyshuari në fund të muajit shtator 2019, i kërkon 36000 (tridhjetë e gjashtë mijë) euro viktimës si detyrim për paratë e ofruara më herët.