Kronikë

Dy qytetarë maltretohen në stacionin policor të Shtimes, suspendohen 2 policë

“Diamanti sa here nderhyjke, ju kthejshin shkelma per s’rati, une folsha, mu kthejshin mu ... dikur mi kan lidh edhe komt, mkan kap mka pshtet per zidi ma ka fut shkelm ...se di cili, m’ka ra n’nofull...”.

Ky është Arben Ademi i cili, që nga orët e para të së hënës, është i shtrirë në Klinikën Maksillofaciale të QKU-së dhe pret që për pak t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjike, raporton KTV.