Kronikë

Arrestohen dy persona të kërkuar nga Gjykata Themelore në Pejë dhe në Mitrovicë

Arrestohen dy persona të kërkuar nga Gjykata Themelore në Pejë dhe në Mitrovicë

Policia e Kosovës, Stacioni Policor në Pejë, derisa ishte në ekzekutim të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Pejë, në kërkim të të dyshuarit të dënuar me një (1) vit burgim, me datën 08.10.2019 rreth orës 10:00, në fshatin Katundi i Ri- Pejë, ka arrestuar personin e kërkuar: B. S. i lindur vitin 1982 m/k/rom, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Tek i dyshuari tashmë i arrestuar, i cili ka tentuar të ikë dhe t’i shmanget arrestimit, nga njësitet policore gjatë bastisjes është gjetur një sasi e substancës së dyshuar narkotike që dyshohet të jetë marihuanë.