Tre burra janë arrestuar dje për dhunë në familje në Gjakovë, Gjilan e Podujevë.
Policia e Kosovës përmes një komunikate për media bën të ditur se në Gjakovë është arrestuar një burrë me dyshimin se nën ndikim të alkoolit ka sulmuar babën e tij.
“Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thotë PK.
Derisa në Gjilan i dyshuari ka sulmuar bashkëshorten dhe djalin e tij.
“Si pasojë e sulmit viktima-djali i të dyshuarit ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në komunikatë.
Derisa në fshatin Peran të Podujevës është arrestuar i dyshuari për sulm ndaj vëllait të tij për shkak të pronës.
Edhe
Gjashtë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit, pesë të arrestuar
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje në lidhje me pronën, ka sulmuar vëllanë e tij viktimën mashkull K-Shqiptar. Nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në komunikatë.
Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.
-
Burri e prindërit e tij ushtrojnë dhunë ndaj nuses në Gjakovë, arrestohen
-
Raportohen katër raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë
-
Vëllezërit në Gjakovë rrihen mes vete, nëna lëndohet pasi ndërhyn
-
Përleshen familjarët në Lipjan e Istog, rahovecasja dyshohet se sulmoi burrin, gjakovari gruan