Pronari i shtëpisë vëren hajnin në dritare, shtinë me armë në drejtim të njëri-tjetrit Foto: Koha

Pronari i shtëpisë vëren hajnin në dritare, shtinë me armë në drejtim të njëri-tjetrit

07 October 2019 11:37

Policia e Kosovës, në raportin 24 orësh, ka njoftuar për një rast “vjedhje e rëndë” të ndodhur dje në Pejë në orën 19:15.

“Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se te shtëpia e tij ka hasur në një person të panjohur afër dritares së shtëpisë i cili me të vërejtur ankuesin fillon të largohet nga vendi i ngjarjes. Ankuesi vrapon pas të dyshuarit mirëpo i dyshuari nuk ndalet por drejton pistoletën duke shtënë në drejtim të viktimës, i cili nuk ka pësuar lëndim”, njofton Policia.

Viktima, sipas Policisë, i përgjigjet duke shtënë në drejtim të personit të dyshuar por nuk raportohet për të lënduar.

Lidhur me rastin janë njoftuar njësitë kompetente dhe prokurori.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme