Kronikë

Kapen 21 kilogramë kanabis në Krujë, një person i arrestuar tjetri shpallet në kërkim

Kapen 21 kilogramë kanabis në Krujë, një person i arrestuar tjetri shpallet në kërkim

Rreth 21 kilogramë kanabis janë arrestuar në Krujë falë bashkëpunimit me qytetarët, duke arrestuar në flagrancë një shtetas, shpallur një në kërkim si dhe proceduar një tjetër penalisht në gjendje të lirë.

Pas kontrollit të befasishëm në banesat e tyre, ku më parë policia kishte marrë informacione se në banesat e shtetasve mund të kishte lëndë narkotike u bë e mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit F.K., të cilit iu gjetën 7.3  kilogramë kanabis.