Gjykata Themelore e Prishtinës e ka dënuar me 8 muaj burgim me kusht Meliza Haradinaj -Stubllën këshilltaren e kryeministrit në detyrë, Ramush Haradinaj.
Pos kësaj, ajo është dënuar edhe me 1 mijë euro gjobë për mosraportim apo raportim i rremë i pasurisë. Sipas njoftimit të Gjykatës, për të dënuarën nuk do të ekzekutohet vendimi me burgim nëse gjatë 1 viti nuk kryen vepër tjetër penale, raporton KTV.
Meliza Haradinaj Stublla ishte akuzuar nga Prokuroria pasi ajo nuk e kishte deklaruar në Agjencinë Kudër Korrupsion një biznes të regjistruar në Londër.
Me këtë ajo kishte bërë shkelje bazuar në Ligjin për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë të zyrtarëve të lartë publik.
Artikuj të ngjashëm
-
Haradinaj-Stublla lirohet nga akuzat për mosdeklarim të pasurisë
-
Ish-ministrja e Jashtme sot del para gjykatës
-
Apeli e kthen në rigjykim rastin e ministres Haradinaj-Stublla
-
Ministrja Rozeta Hajdari dënohet me 700 euro gjobë
-
Apeli konfirmon aktgjykimin e Themelores, Haradinaj-Stublla e pafajshme për mosdeklarim të pasurisë