Kronikë

Arrestohet fajdexhiu në Gjakovë, për 3500 euro i kërkoi borxhliut 38 mijë euro

Arrestohet fajdexhiu në Gjakovë, për 3500 euro i kërkoi borxhliut 38 mijë euro
 

Policia e Kosovës, konkretisht Njësiti Rajonal i Hetimeve të Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit Gjakovë, pas hetimeve paraprake, sot më 02.10.2019, ka arrestuar një person nën dyshimin e përfshirjes në veprimtari penale.

I dyshuari V.M., viti i lindjes 1967, shtetas i Kosovës, dyshohet se në vitin 2016 i ka ofruar një shumë prej 3500 (tre mijë e pesëqind) euro me fajde një qytetari. Ankuesi deklaron se ka paguar shumën prej 4200 (katër mijë e dyqind) euro, por nuk ka arritur ta paguajë shumën tjetër.