Kronikë

Përfshihet nga zjarri një shtëpi në Ferizaj

Descriptive Text

Në Ferizaj, në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri një shtëpi, raporton Policia e Kosovës.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin”, thuhet tutje në raport, transmeton Koha.net.

Gjithashtu, policia njofton se përveç dëmeve materiale, nuk ka të lënduar.