Kronikë

Katër të arrestuar për sulm ndaj dy personave në Mitrovicë

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës bën të ditur se ka arrestuar katër persona, tre burra e një grua, të komunitetit serb për sulm ndaj dy burrave të komunitetit serb në Mitrovicë.

Rasti ka ndodhur dje, derisa të dyshuarit raportohet se kanë qenë nën ndikim të alkoolit, transmeton Koha.net.

“Dy ankuesit meshkuj K-Serb kanë njoftuar se në një lokal janë sulmuar fizikisht nga tre të dyshuar dy meshkuj dhe një femër K-Serbe. Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor. Të dyshuarit janë arrestuar dhe pasi që kanë rezultuar se janë në ndikim të alkoolit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thotë pk.