Kronikë

Zhduket një vajzë në Prizren

Foto: Ilustrim

Raportohet e zhdukur një vajzë nga fshati Serbicë e Ulët të Prizrenit, bën të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.

“Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka njoftuar se vajza e tij ka dal nga shtëpia dhe kanë humbur kontaktet me të nga data 11 qershor 2019”, thotë PK.

Tutje Policia shton se, “fillimisht është dyshuar se vajza gjendet në Gjakovë duke bashkëjetuar me një person, mirëpo që nga ajo kohë më nuk është lajmëruar. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”.