Kronikë

Arrestohen dy persona në Prizren pasi kishin rrëmbyer një shtetas turk

Foto: Koha / ilustrim

Në Prizren janë arrestuar dy persona të komunitetit turk më 17 shtator me dyshimin se kanë rrëmbyer një burrë, poashtu shtetas i Turqisë, bën të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K-Turq pasi që të njëjtit kishin rrëmbyer dhe kishin mbajtur në një vend të panjohur viktimën mashkull shtetas i Turqisë. Konsullata turke është njoftuar, viktima kishte lëndime të lehta në kokë dhe ka pranuar tretman mjekësor”, thotë PK.

Të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.