Një burrë në Obiliq është arrestuar me dyshimin se ka rrahur një grua dhe një të mitur, fqinjë të tij.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 15:20, bën të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media, transmeton Koha.net.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që kishte sulmuar fizikisht viktimat (fqinjë të tij) femër K-Shqiptare dhe të miturin mashkull K-Shqiptar, duke iu shkaktuar lëndime trupore”, thotë PK.
Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.