Dje në Fushë-Kosovë dhe në Podujevë, dy burra kanë rrahur gratë e tyre.
Në Fushë Kosovë, është arrestuar i dyshuari mashkull K/Ashkali, pasi që i njëjti në gjendje të dehur ka sulmuar fizikisht viktimën femër K/Ashkalike të cilës i ka shkaktuar lëndime.
“Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.
Ndërsa në Podujevë, është arrestuar i dyshuar mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimën femër K/Shqiptare.
“Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, njofton PK-ja.