Dje në Shtime ka ndodhur një aksident i rëndë me ç’rast një biçiklist ka mbetur i lënduar rëndë, megjithatë, kur është sjellë në Prishtinë për t’u trajtuar në QKUK, ka vdekur.
“Në një aksident trafiku të ndodhur me 19.09.2019 rreth orës 20:05 minuta në rrugën ,,Ismail Qemajli” në Shtime, një person ka pësuar lëndime të rënda trupore. Sipas raporteve të para, ngasësi i automjetit transpotues me targa lokale, E.Q. ( m/sh/k 35 vjeç), godet biçiklistin F.I. (m/sh/k 30 vjeç) , me ç’rast i njëjti pëson lëndime të rënda trupore”, thuhet në raportin e Policisë nga komuna e Ferizajt.
I lënduari, thotë Policia, është dërguar fillimisht në ambulancë në Shtime dhe pastaj në QKUK Prishtinë për tretman mjekësor ku nga mjeku kujdestar është bërë e ditur se nga lëndimet e pësuara i njëjti ka vdekur.
“Trupi i pajetë i viktimës,me urdhër të Prokurorit të shtetit dërgohet për obduksion, ndërsa ngasësi i automjetit është ndaluar për 48 orë”, thuhet në raport.