Dje në Prishtinë është raportuar një vjedhje e rëndë.
Në raportin e sotëm 24 orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se viktima mashkull K/Shqiptar ka raportuar se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendinë e shtëpisë së tij dhe nga aty kanë arritur të vjedhin një sasi stoli ari dhe një shumë parash.
“Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin”, njofton PK-ja.