Kronikë

Vazhdon i mbyllur për publikun gjykimi ndaj Azem Sylës dhe të tjerëve në rastin “Toka”

Vazhdon i mbyllur për publikun gjykimi ndaj Azem Sylës dhe të tjerëve në rastin “Toka”

Sikur seanca e kaluar, edhe ajo e së mërkurës, ka vazhduar të jetë e mbyllur për publikun, në gjykimin ndaj ish-deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Azem Syla dhe të tjerëve, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale që lidhen me krimin e organizuar, në rastin e njohur “Toka”.

Njëjtë sikur në seancën e 11 shtatorit edhe të mërkurën ky proces gjyqësor është mbajtur në Gjykatën Themelore në Gjilan, raporton “Betimi për Drejtësi”.