Arrestohet edhe i dyshuari i katërt për plagosje në Pejë Foto: Koha / ilustrim

Arrestohet edhe i dyshuari i katërt për plagosje në Pejë

18 September 2019 08:43

Është arrestuar edhe personi i katërt, i dyshuar për një plagosje në Pejë, bën të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.

“Policia e Kosovës - Hetuesit Rajonal pranë Drejtorisë Rajonale në Pejë pas një pune intensive operativo-hetimore, me datë 17.09.2019, kanë arritur që ta arrestojnë edhe personin e katërt të dyshuar të rastit të plagosjes”, thuhet në komunikatë.

Me vendim të Prokurorit të shtetit të dyshuarit iu është caktuar masa e ndalimit prej 48- orësh, për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme ligjore.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme