Kronikë

Shkatërrohen në Itali banda e trafikut të drogës, ndër 34 të arrestuar 5 shqiptarë

Policia italiane ka shkatërruar një rrjet kriminal të trafikimit të drogës, që vepronte brenda dhe jashtë burgut të Latinas.

Megaoperacioni i koduar “Astice” u zhvillua në orët e para të mëngjesit të djeshëm, 16 shtator 2019.

Mes 34 të arrestuarve janë edhe 5 shqiptarë. Mbi ta rëndojnë akuzat e trafikut të drogës dhe korrupsionit.

Sipas medieve italiane mes të arrestuarve janë edhe 2 oficerë të policisë së burgut. Ndërsa grupi që vepronte brenda qelive të paraburgimit përbëhej nga 5 shtetas të gjithë italianë.

Të pestë të arrestuarit ishin të burgosur në burgun e “Via Aspromonte” dhe nga këtu u përpoqën të riorganizoheshin, duke dhënë urdhra për ata që ishin jashtë, që më pas të merrnin favore nga policët e korruptuar të burgjeve.

Ndër ta janë edhe dy policë të korruptuar.

Ata gjithashtu përfunduan në burg për korrupsion, sepse kishin favorizuar disa eksponentë kryesorë të krimit të organizuar në Pontine, në këmbim të parave dhe drogës.

Shqiptarët e arrestuar:

Eduard Lala, 26-vjeç, nga Shqipëria

Adriatik Deda, 41 vjeç, nga Shqipëria

Edri Collaku, 28 vjeç, nga Shqipëria

Ndriçim Lalaj, 29 vjeç, Shqipëri

Katër persona janë në arrest shtëpiak, ndër ta edhe Eneida Skendo, 28 vjeç, shqiptare

Gjatë hetimit, të kryer edhe me bashkëpunimin e Drejtorisë Qendrore për Shërbime Antidrogë të Ministrisë së Brendshme, u sekuestruan mbi 1 kilogram kokainë, 2 kilogramë marijuanë, 10 gram hashash, 23 mijë euro dhe 1 pistoletë e kalibrit Beretta 40 S&W e vjedhur dhe e mbushur me municion.