Një muaj paraburgim për gruan që rrahu vjehrrin e vjehrrën në Prizren

Një muaj paraburgim për gruan që rrahu vjehrrin e vjehrrën në Prizren

16 September 2019 15:03

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit ka caktuar masën e paraburgimit, në kohëzgjatje prej një muaji, ndaj të pandehurës me iniciale B.T. nga fshati Gjonaj, Komuna e Prizrenit, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “lëndimi i lehtë trupor” lidhur me veprën penale dhuna në familje.

Sipas njoftimit, masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës së arrestimit, 13.09.2019 dhe do të zgjasë deri më datën 13.10.2019.

“Me datë 13.09.2019, rreth orës 09:30 minuta, në fshatin Gjonaj, Komuna e Prizrenit, saktësisht në shtëpinë e tyre të përbashkët, e pandehura me iniciale B.T., ushtron dhunë, keqtrajtim brenda familjes, e cila ditën kritike, pasi që fillimisht fjaloset me të dëmtuarin(vjehrrin) e më pas me të dëmtuarën (vjehrrën) e saj, ku edhe i sulmon, duke i goditur me grusht në fytyrë dhe shqelma në këmbë, për shkak të cilave të dëmtuarit kanë kërkuar trajtim mjekësor”, thuhet tutje në njoftim.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme