Kronikë

Sekuestrohen armë gjuetie të jashtëligjshme në Prizren

Sekuestrohen armë gjuetie të jashtëligjshme në Prizren

Me datën 15 shtator Policia në rajonin e Prizrenit, në dy raste ka sekuestruar armë në pronësi ilegale dhe në përdorim të gjuetisë së jashtëligjshme.

Sipas njoftimit, në rastin e parë në Suharekë pas një informacioni të marrë se në fshatin Duhël janë dëgjuar të shtëna nga një automjet me targa vendore, Policia menjëherë duke reaguar ka arritur të ndalojë automjetin e dyshimtë të tipit Audi me targa vendore dhe në këtë rast gjatë kontrollimit të personit A. K. i lindur në vitin 1981, në automjet ka gjetur një armë pistoletë e cila është sekuestruar.