Vdes edhe personi i tretë nga të shtënat në Lagjen e Spitalit

Vdes edhe personi i tretë nga të shtënat në Lagjen e Spitalit

15 September 2019 16:55

Ka vdekur edhe personi i tretë nga përleshja me të shtëna ditë më parë në Lagjen e Spitalit në Prishtinë.

Nga QKUK-ja kanë konfirmuar për Koha.net se viktima G.R. nuk ka arritur t’u bëjë ballë plagëve të marra më 5 shtator. 

Nga incidenti i ndodhur në fillim të shtatorit, dy persona kishin vdekur në ditën e të shtënave, njëri rrugës për në spital (B.M), e M.R. në mbrëmje. Dy të tjerë kishin pasur lëndime të rënda, ndërsa sot njëri nga ta, G.R. (1943), ka vdekur pasi nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve. G.R. ishte kalimtar i rastit që me mbesën e tij kishte rastisur në zënkë.

Shkak i konfliktit mes dy familjeve fqinje, Mehmeti e Rafuna, dyshohet se ishin mosmarrëveshjet pronësore mes tyre.

Lidhur me rastin ishin arrestuar tre persona.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme