Kronikë

Tetë të arrestuar në Pejë për organizim të skemave piramidale

Descriptive Text

Tetë persona janë arrestuar dje në Pejë për organizim të skemave piramidale, bën të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.

Policia e Kosovës, konkretisht Njësiti për hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit të asistuar nga hetuesit e Krimeve Kibernetike dhe inspektorët komunalë, kanë zbatuar urdhër kontrollin të lëshuar nga Gjykata, me ç’rast janë kontrolluar disa subjekte afariste.

“Lidhur me rastet janë arrestuar gjithsej tetë (8) të dyshuar meshkuj K-Shqiptar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit katër (4) të dyshuar janë dërguar në mbajtje ndërsa, katër të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në komunikatë.