Një grua është arrestuar në Prizren pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht dy viktimat, vjehrrit e saj.
Viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje.
Po në Prizren, është arrestuar i dyshuari mashkull, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht dy viktimat, bashkëshorten dhe vajzën e tij.
Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.