Shkon në 17-të numri i biznesmenëve që u arrestuan në Shqipëri për skemën e mashtrimit me TVSH-në me faturat fiktive që llogaritet se i shkaktuan shtetit një dëm prej 4 mln eurosh. Në pranga është vënë ditën e sotme Agim Kola, administrator i kompanisë Rr.s.M.& Hidro Company.
Agim Kola është një emër i njohur, pasi është administrator i kompanisë 'ANK', që ka fituar edhe koncesionin e rrugës Milot-Balldren për të cilën nuk kanë munguar akuzat nga opozita në muajt e fundit.
Më parë në lidhje me hetimet e kësaj dosje u arrestuan edhe 16 biznesmenë të tjerë, por 10 prej të cilëve u liruan, ndërsa 6 janë lënë në arrest me burg 20 ditë. Report tv zbardhi skemën e mashtrimit që u godit nga prokuroria pas disa muajve hetime.
Biznesmenët e akuzuar
Arrest shtëpie:
1.Paqsor Buzi, aksioner me 50% i G.P.G Company arrest shtëpie
2.Astrit Lala, kompania Leksi 'Security 1' arrest shtëpie
3.Haxhi Sala, kompania Leksi 'Security' arrest shtëpie
4.Ilia Dimo, kompania IBS sh.p.k arrest shtëpie
5.Shkëlqim Prodani, kompania 'Red Black' arrest shtëpie
6.Shpresa Joanidhi, kompania “Shpresa” sh.p.k arrest shtëpie
7.Rabi Kurti, kompania “Kurti Construction” arrest shtëpie
8.Riza Roshi, kompania “Dorgen” sh.p.k arrest shtëpie
9.Rrapo Baduni, kompania “Bani/s” arrest shtëpie
10. Drilon Bareti, administratori i "Eba Ndertim" detyrim paraqitje
Arrest me burg 20 ditë
11.Besnik Pelivani, kompania e ndërtimit A.B.BE 20 ditë burg
12.Fatmir Firi, kompania Arb &Trans Sh.p.k 20 ditë burg
13.Ardian Bejko, kompania “Babeko Trans” 20 ditë burg
14.Vasil Korita, kompania “Medi Pharma” 20 ditë burg
16.Vangjush Mbriçe, kompania C.E.C Group 20 ditë burg
16.Mhill Ndreca, kompania “Kombeas” 20 ditë burg
U arrestua sot
17. Agim Kola administrator i kompanisë Rr.s.M.& Hidro Company
Hetim në gjendje të lirë
1.Përparim Hasani
2.Albert Ahmet