Më shumë se 5 orë i janë dashur Gjykatës, këtë të mërkurë, që të marrë në pyetje njërin nga dëshmitarët e mbrojtur në rastin e njohur si “Toka”.
Mungesa e kushteve teknike ka shtyrë trupin gjykues që të udhëtojë për në Gjykatën Themelore të Gjilanit për të realizuar këtë intervistim përmes videolinkut.
Me të nisur seanca, trupi gjykues ka marrë vendim që ta mbyll atë për publikun.
Derisa, edhe këtu, kushtet teknike kanë shtyrë trupin gjykues që, për disa minuta, ta ndërpresë seancën.
Pas seancës, avokati, Tomë Gashi, ka thënë se ky dëshmitar i mbrojtur është marrë në pyetje nga Prokuroria dhe mbrojtja për dëshmitë e tij, të dhëna kohë më parë në
Derisa, Gashi thotë se duhet të sqarohet statusi i këtij dëshmitari, të cilit, edhe kohë më parë, i ishte zbuluar identiteti.
Në seancën e radhës, e cila është planifikuar të mbahet më 18 shtator, do të vazhdojë përsëri marrja në pyetje e këtij dëshmitari.
Azem Syla dhe 21 persona të tjerë akuzohen për krim të organizuar në tjetërsim të tokave me pronësi shoqërore në Veternik e Llapnasellë, afër Prishtinës.
Ata akuzohen për veprat penale: krim i organizuar, pastrim i parave, marrje e mitos, mashtrim i rëndë, mashtrim në detyrë, nxjerrje e vendimeve gjyqësore të kundërligjshme, keqpërdorim i pozitës zyrtare, legalizim i përmbajtjes së falsifikuar dhe evazion fiskal.