Në Shqipëri sekuestrohen mbi 130 kg drogë

Në Shqipëri sekuestrohen mbi 130 kg drogë

10 September 2019 15:25

Rreth 57 kilogramë kanabis janë sekuestruar gjatë një operacioni antidrogë në Fier. Dy persona kanë përfunduar në pranga, kurse dy të tjerë janë shpallur në kërkim. Lënda narkotike u gjet në banesat e shtetasve të ndaluar në fshatin Cakran.

Policia sekuestroi edhe një armë zjarri dhe municion luftarak. Ndërsa 73 kilogramë marijuanë janë bllokuar gjatë një aksioni tjetër antidrogë në kufirin greko-shqiptar, në Janinë.

Policia greke ka ndaluar një mjet që vinte nga kufiri i gjelbër dhe brenda makinës u gjetën 47 pako me 73 kilogramë drogë. Gjatë operacionit është arrestuar një shtetas grek. /ABC News

Komentet

Shto koment

Të ngjashme