Kronikë

Prokurori i Antimafias italiane: Mafia shqiptare rol operativ në trafikun e kokainës në botë

 

Prokurori i Antimafias Italiane, Nicola Gratteri në një intervistë për median italiane "La Stampa" jep përsëri alarmin e rolit që mafia shqiptare luan në trafikun e kokainës në botë si dhe në biznesin e saj kriminal me mafian kalabreze “La Ndrangheta”, transmeton oranews.

Plot 10 muaj më parë në një intervistë ekskluzive për RTV Ora , Prokurori i Antimafias italiane do të deklaronte se "Mafia shqiptare është një mafia gjithnjë e në zhvillim në Europë e do të jetë mafia e së ardhmes. Mafia shqiptare po shtrihet gjithnjë e më shumë në Amerikën e Jugut. Në bashkëpunim me mafian kalabreze Ndrangheta është e aftë të importoj sasi të mëdha kokaine në Europë. Mafia shqiptare është gjithashtu mjaft e pranishme në prodhimin e marijuanës dhe tonelata trafikuara nga Shqipëria po pushtojnë Europën. E ne jemi shumë të prekokupuar!"