Falsifikoi dokumentin e tatimit në pronë, arrestohet zyrtari në Gjilan Foto ilustrim

Suspendohet zyrtari komunal i arrestuar për nën dyshim për falsifikim dokumentesh

09 September 2019 19:40
22:01

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka suspenduar nga puna zyrtarin e tatimit në pronë (B.K.), i cili është arrestuar sot nga Policia e Kosovës nën dyshimin për falsifikim të dokumenteve/vërtetimeve të tatimit në pronë.

“Vendimin për suspendim Haziri e ka marrë në përputhje me kompetencat që burojnë nga Ligji për Vetëqeverisje Lokale, ndërkaq ka shprehur qëndrimin për zero tolerancë ndaj korrupsionit”, thuhet në njoftimin për media nga Komuna e Gjilanit.

Në njoftim, tutje thuhet se Komuna e Gjilanit nuk e paragjykon rastin dhe deri në shpalljen e verdiktit përfundimtar nga Gjykata kompetente, zyrtari në fjalë konsiderohet i pafajshëm.

19:40

Falsifikoi dokumentin e tatimit në pronë, arrestohet zyrtari në Gjilan

Policia e Kosovës, konkretisht Njësia Kundër Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Gjilan, njofton se pas hetimeve disa mujore, me autorizim të prokurorisë kompetente ka siguruar dëshmi në lidhje me dyshimin e arsyeshëm se i dyshuari me iniciale (B.K.) zyrtar në Gjilan, dyshohet se ka falsifikuar dokumente/vërtetime që ndërlidhen me tatimin në pronë.

“Policia sot me 09.09.2019, e ka intervistuar të dyshuarin në prezencë të avokatit sipas autorizimit dhe pas intervistimit të dyshuarit me aktvendim të prokurorit të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, thuhet në njoftimin e PK-së, përcjell Koha.net.

Më tej në njoftim thuhet se Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe autorizimeve të saj dhe pavarësisht rolit dhe funksionit që kanë individë të caktuar veprime ligjore do të ndërmerren në vazhdimësi në bashkëpunim edhe me autoritetet tjera të drejtësisë, me qëllim parandalimin e rasteve të tilla.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme