Kronikë

Vjedhin mjete të punës në Pejë, katër të arrestuar

Katër persona janë arrestuar për veprën penale “vjedhje e rëndë”.

Sipas njoftimit, Policia e Kosovës, respektivisht stacioni policor në Pejë, është njoftuar se më datë 06.09.2019 rreth orës 19:00 viktima e ka parkuar automjetin e tij (kombi) në një parking të objektit banesor në rrugën “Konferenca e Bujanit” në Pejë, të nesërmen kur ka shkuar te automjeti viktima e rastit e ka vërejtur se persona të dyshuar kanë thyer xhamin e kombit dhe i kanë vjedhur mjetet e punës të cilat gjendeshin brenda.

Sipas deklarimit të viktimës vlera e mjeteve të punë të cilat iu janë vjedhur është rreth 3800 euro (tremijetetëqind) euro.

“Me datë 08.09.2019, viktima ka vërejtur se mjetet e tij janë duke u shitur ne treg në Prishtine, i njëjti ka informuar Policinë, Policia ka arrestuar të dyshuarit të cilët i kanë sjellë në Stacionin Policor Pejë. Pas intervistimit në koordinim me Prokurorin e shtetit dhe me Gjyqtarin e Gjykatës Themelore në Pejë, është kryer kontroll-bastisje në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të i dyshuari nr.3, ku janë gjetur dhe konfiskuar gjithsejtë 48 mjete të punës që dyshohet se janë vjedhur nëpër lokacione të ndryshme”, thuhet në njoftim.

Sipas Policisë të arrestuarit janë: V.Ç. 1973, A.M.1983, O.L.1976 dhe një person i mitur.

Mjetet e punës të konfiskuara dyshohet se janë vjedhur kryesisht në zonën e Pejës.

Me vendim të Prokurorit të shtetit i dyshuari nr 1. pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt, të dyshuarit nr.2 dhe 3 iu është caktuar masa e ndalimit prej 48- orëve, ndërsa të dyshuarit nr.4 personit të mitur iu është caktuar masa e ndalimit prej 24- orëve.